Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në një prononcim për News 24 foli për protestën e Partisë Demokratike.
Këlliçi tha se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është sjellë sot si një sadist, duke e quajtur edhe “nip të Enver Hoxhës”. Ai tha se mbi protestuesit është ushtruar dhunë shtazarake, duke shtuar se opozitarët nuk lëvizin nga vendi, me çdo kusht.
“Janë zbuluar të gjitha vjedhjet e Veliajt. Po përdoret spraj edhe kundër deputetëve dhe zonjave të nderuara. Ministri i Brendshëm është një fundërrinë që ka ushtruar dhunë ndaj opozitës. Nuk kemi ardhur për të kërkuar konflikt.
Dhuna shtazarake e ushtruar është e paimagjinueshme nga nipi i Enver Hoxhës, që është shtruar në spitale të Rumanisë, pasi ka pasur probleme nga konsumimi i lëndëve narkotike. Ne nuk lëvizim nga këtu, me çdo kusht”, deklaroi ndër të tjera Këlliçi.
(Balkanweb)