TIRANË- Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar në Kryeministri një takim me disa prej ministrave të kabinetit, si dhe kandidatin zyrtar për postin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanin.
Rama ka pritur në Kryeministri, Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn, Ministren e Zhvillimit urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni si dhe Ylli Manjanin.
Ky takim vjen një ditë pas dorëheqjes së një prej ministrave të kabinetit “Rama”, dhe mund t’u paraprijë ndryshimeve të tjera në qeveri.
Ndërkohë po sot rreth orës 13:10, ministri i dorëhequr i Drejtësisë, Nasip Naço ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin, Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit. Takimi mes tyre vjen një ditë pasi Naço i dorëzoi kryeministrit Edi Rama, dorëheqjen e tij nga detyra e Ministrit të Drejtësisë, sipas tij për arsye personale. Nuk dihet ende tema e takimit mes Naços dhe Metës, ndërkohë që menjëherë pas takimit, kryeparlamentari ka lënë kryesinë e Kuvendit. (m.k/BalkanWeb)
po u vjem veza te vrimja zdin ça te bejen i ka zene paniku.
Naco eshte takuar me Meten per ti kerkuar vende pune ne Parti,pasi aji dhe disa ministra te tjer te kabinetit Rama kane dorzuar mandatin.Ata qe ikin nga qeverija qjejne pune te Partija,ndersa populli pushohet nga puna smendon kush per te.Vetem nje here kujtohet i shkreti sa here ka zgjedhje.