TIRANE- Ministri i jashtëm Gjerman Heiko Maas do kryeje një vizitë zyrtare në Tiranë ditën e mërkurë. Lajmi është bëre publik nga vetë homologu shqiptar Ditmir Bushati përmes një statusi në Facebook me rastin e 31-vjetorit të firmosjes së protokollit të bisedimeve Gjermani-Shqipëri.

Vizita e Ministrit të jashtëm Gjerman Maas merr një rëndësi specifike sidomos në këto kohë zhvillimesh të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor. Vetëm pak ditë na ndajnë nga referendumi në Maqedoni për marrëveshjen e Prespës apo dhe debati i ndezur së fundmi mbi çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Gjermania është shprehur qartë dhe prerë kundër çdo ideje për te ashtuquajturin projekt të “korrigjimit te kufijve”, duke kërkuar vijimin e dialogut dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Brukselit. Nga ana tjetër Ditmir Bushati sapo ka përfunduar një tur takimesh në Maqedoni dhe Kosovë pikërisht në kulmin e këtyre debateve.

Vizita e Maas në Shqipëri merr gjithashtu një rëndësi te posaçme po të kesh parasysh se skanë kaluat ende 60 ditë (30 korrik), nga pritja qe ai i beri Bushatit ne zyrën e tij në Berlin dhe ku përcolli disa mesazhe të rëndësishme për Shqipërinë. Kujtojmë mesazhin inkurajues të Maas për Shqipërinë “Ne jemi të impresionuar me reformat në Shqipëria, sa i takon fushës së drejtësisë, ligjit dhe rregullave. Shqiptarët kanë shumë arsye për të qenë krenarë për këtë. Të gjithë aktorët politik duhet të mbështesin vazhdimin e reformave”. Të shohim se cili do të jetë mesazhi i Maas këtë herë në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: