Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Erakchi u takua me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdurrahman Al Thani, i cili vizitoi Teheranin, raporton Anadolu.

Takimi i zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Teheran u mbajt i mbyllur për media.

Thuhet se pas takimit nuk do të ketë konferencë për media. Ministri i Jashtëm i Katarit, Al Thani në kuadër të vizitës së tij në Teheran do të takohet edhe me presidentin iranian, Massoud Pezeshkian.

Katari priti bisedimet për armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit, i cili vazhdon pushtimin dhe sulmet në Rripin e Gazës.

Hamasi njoftoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pengoi arritjen e një marrëveshjeje duke vendosur kushte të reja në negociatat e zhvilluara me ndërmjetësimin e SHBA-së, e cila mbështet Izraelin si dhe Egjiptit dhe Katarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb