Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se shteti i tij është i gatshëm për një “situatë lufte”, raporton “BBC”.
Duke folur gjatë një vizite në Bagdad, ai ka thënë se Irani “nuk i druhet luftës, porse dëshiron paqe”.
“Jemi plotësisht të përgatitur për një situatë lufte. Nuk i druhemi luftës, por nuk duam luftë, ne duam paqe”, ka thënë Araghchi.
Ai ka shtuar se Irani do të punojë “për paqe të drejtë në Gaza dhe Liban”.
Ministri i Jashtëm gjendet në Irak për të diskutuar për tentimet për të përfunduar luftën në Liban e Gaza.