Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se çështja e negociatave me Ukrainën e ka humbur vlefshmërinë e saj pas sulmeve kundër rajonit Kursk, transmeton Anadolu.

Lavrov në Moskë u takua me ministren e Jashtme të Senegalit, Yassine Fall e cila ka vizituar Rusinë. Dy ministrat pas takimit mbajtën konferencë për media, ku Lavrov në fjalën e tij foli për problemin në rajonin e Saharasë dhe Sahelit duke thënë se “Rusia është e shqetësuar nga rritja e kërcënimit të terrorizmit këtu”.

“Organizatat terroriste si DEASH dhe Al-Kaeda kanë rritur gradualisht ndikimin e tyre mbi vendet e Afrikës Perëndimore, përfshirë vendet fqinje me Senegalin”, tha Lavrov i cili shtoi se duhet të përmirësohen iniciativat për të luftuar kundër terrorizmit. Lavrov tha se Rusia është e gatshme të sigurojë mbështetje në fushën e mbrojtjes për Senegalin dhe vendet e tjera të Afrikës.”Dërgimi i armëve nga Perëndimi në Ukrainë, çështje serioze”

Lidhur me mundësinë e rifillimit të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, Lavrov tha se ushtarët ukrainas sulmuan në fillim të gushtit rajonin Kursk. “Propozimet dhe marrëveshjet e tjera u sabotuan nga administrata e Kievit dhe Perëndimi. Presidenti rus Vladimir Putin paraqiti propozim të ri në qershor. Askush nuk duhej të dyshonte se ne ishim gati për negociata.

Pas aventurës në rajonin e Kurskut, konsultimet lidhur me këtë e humbin vlefshmërinë e tyre”, tha Lavrov. Sipas tij, Perëndimi po dërgon gjithnjë e më shumë armë moderne në Ukrainë. “Kjo është një çështje serioze dhe këtë e marr shumë seriozisht”, theksoi diplomati rus.  “E ftojmë Rusinë dhe Ukrainë në dialog dhe negociata” Ministrja e Jashtme e Senegalit, Yassine Fall tha se vendet e Afrikës përballen me sulme terroriste.

Lidhur me luftën që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës, Fall tha: “Senegali paraqet qasje të paanshme për këtë çështje. Shpresojmë që kriza mes Rusisë dhe Ukrainës të zgjidhet përmes rrugës së paqes. Bëjmë thirrje të sigurohet dialog dhe të nisin negociatat. Ky është pozicioni i Senegalit dhe i Unionit Afrikan”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb