Një zgjidhje ushtarake në një nga fortesat e fundit rebele në Siri do të çonte në një katastrofë, deklaroi sot në Moskë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Një zgjidhje ushtarake do të ishte një katastrofë, do të ishte një fatkeqësi jo vetëm për rajonin Idlib por edhe për të ardhmen e Sirisë,” deklaroi Cavusoglu gjatë një konference për shtyp së bashku me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, raporton ATA.

Ai theksoi se mbi 3 milionë civilë jetojnë në Idlib në pjesën veriperëndimore të Sirisë, e dominuar nga forcat islamike, duke përfshirë luftëtarë të lidhur me Al Kaedën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: