Ministri i Mbrojtjes së Italisë Guido Crosetto ka mbërritur këtë të enjte për një vizitë zyrtare në Ukrainë. Kështu njoftoi ambasada italiane në Kiev.

“Ministri (i Mbrojtjes) Guido Crozeto mbërriti për një vizitë zyrtare në Kiev, gjatë së cilës do të zhvillojë një sërë takimesh”, thuhet në njoftim.

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur gjithashtu për një vizitë zyrtare në shtetin ukrainas, pasi duhet të nënshkruajë një marrëveshje për thellimin e marrëdhënieve ekzistuese të mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve ekonomike./Ukr inform/ 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: