Sot në ditën ndërkombëtare për tokën, ministri i Mjedisit Lefter Koka,ka dhënë një mesazh publik për arritjet e viteve të fundit për menaxhimin e mjedisit dhe tokës, ndërkohë që shfaq një perspektivë se si duhet të sillemi me të.

“Të dashur miq” ,me këtë përshëndetje e nis fjalën e tij Ministri.

“Sot në Ditën e Tokës , një ditë që celebron gjithë bota,tema globale është temë kaq e prekshme veçanërisht për ne, nga degradimi i fondit pyjor në dekada. Jam veçanërisht i lumtur, që kjo ditë me tematikën e 2016-tës “Pemë përTokën”, e gjeti Shqipërinë në një kthesë historike, siç është vendosja e moratoriumit 10 vjeçar të pyjeve.
Fatkeqësisht dora e njeriut në Shqipëri ka lënë gjurmë të thella të shkatërrimit në çdo komponent të mjedisit, dhe nëse ndalojmë sot do të duhen dekada që natyra e toka të ripërtërihen.
Dhe kjo është detyra e të gjithëve, ne duhet të shqetësohemi jo vetëm për të nesërmen e planetit, ne duhet veprojmë sot në të tashmen!
Me kënaqësi vërej se këtë vit në vendin tonë aktivitetet mjedisore të ndërrmarra i janë kushtuar ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe grupmoshave të reja. Ndërgjegjësimi i brezave, unë besoj do të sjellë një të ardhme të sigurt për vendin tonë.
Le të lëmë edhe ne shenjën tonë në këtë ditë , ashtu siç do të bëjnë mbi 1 miliardë njerëz në botë.
Planeti na thërret çdo ditë për kujdes dhe vëmëndje , ndaj le të jetë çdo ditë e vitit dita e Tokës për ne” përfundon prononcimin e tij MInistri Koka në ditën ndërkombëtare të tokës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: