Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan deklaroi se “Duhet të sigurohemi që qeveria izraelite dhe mbështetësit e saj të paguajnë çmimin”, raporton Anadolu.

Ministri Fidan mori pjesë në seancën e parë të “Konferencës e Ardhmja e Palestinës” të organizuar nga AK Partia në selinë e AK Partisë, me titull “Diplomacia globale dhe e ardhmja e Palestinës”, të kryesuar nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay.

Në fjalën e tij, Oktay tha se Izraeli ka zbatuar politika të konfiskimit, ndarjes, izolimit, privimit dhe shkatërrimit kundër popullit palestinez.

Pasi tërhoqi vëmendjen për të kaluarën e qëndrimit shtypës të Izraelit ndaj Palestinës, Oktay tha: “Ne po flasim për të ardhmen e Palestinës, por duhet të kujtojmë edhe disa momente historike në të kaluarën. Nëse do të flasim për të ardhmen duhet të dimë të shkuarën”.

Në fjalën e tij, Fidan tha: “Kur shikoni skenën botërore, pothuajse çdo vend përveç 5 vendeve kanë rënë dakord për tre gjëra; armëpushim në Gaza, qasje në ndihmën urgjente humanitare për popullin e Gazës dhe zgjidhje me dy shtete”.

Duke kujtuar samitin e parë rajonal të mbajtur në Kajro tre javë pas 7 tetorit kur filluan sulmet e Izraelit në Gaza, Fidan tha se vendet evropiane nuk ranë dakord të përfshinin fjalën “armëpushim” në deklaratën përfundimtare të samitit.

“Ndërsa tani të gjithë janë pajtuar se e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje të përhershme të kësaj krize për të ardhmen e izraelitëve dhe palestinezëve është zgjidhja me dy shtete”, theksoi Fidan i cili shtoi se për ta arritur këtë nevojitet shumë punë, përkushtim, koordinim, bashkëpunim dhe besimi mes miqsh.

Ai potencoi se ajo që kanë bërë së bashku me Grupin e Kontaktit në vitin e fundit ka ndihmuar realisht në mobilizimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Duke iu përgjigjur pyetjes “Çfarë duhet bërë për të arritur një zgjidhje me dy shtete?”, Fidan tha se ky është një problem i madh për të gjithë botën dhe askush nuk është shumë i interesuar për këtë problem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: