ITALI

Ministria e Jashtme Italiane ka reaguar përmes një deklarate lidhur me situatën politike në vend. Ministri i jashtëm italian Enzo Moavero thekson se ka ndjekur me vëmendje evoluimin e situatës politike në Shqipëri, përgjatë javëve të fundit. Ai apelon partitë politike të respektojnë me rigorozitet rregullave themelore te demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

“Ministria e Jashtme italiane ka ndjekur me vëmendjen më të madhe dhe në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën në Tiranë, evoluimin e situatës politike në Shqipëri, përgjatë javëve të fundit. Në vecanti, ministri Moavero i rekomandon forcave politike shqiptare, respektimin sa më të rreptë të rregullave themelore te demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Përmbajtja rigoroze ndaj këtyre parimeve, përban në fakt, parakushtin bazë për pranimin e Shqipërisë, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.” – thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb