Ministri i Jashtëm i Britanisë, Mark Field po përballet me presionin që të japë dorëheqjen pasi u filmua duke nxjerrë jashtë nga një mbledhje më dhunë një aktiviste të “Greenpeace”, që protestonte për ndryshimin e klimës.

Në videon e publikuar nga “Daily Mail” Fiel shihet teksa kap prej fyti aktivisten dhe përzë me dhunë nga një darkë në Londër.

Gjithashtu ministri e shtyn aktivisten, duke e përplasur tek një shtyllë.

Për të justifikuar veprimin e tij, Field tha se e kishte bërë për t’ju “përgjigjur shkeljes së sigurie”, pasi kishte pasur frikë se protestuesit mund të kishin qenë të armatosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: