Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi i ka dorëzuar futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi, çmimin si sportisti me më tepër influencë në Diasporë dhe si një përçues i shquar i vlerave të kombit tonë në botë.

Vlerësimi për sulmuesin Gashi u dha në Kosovë, gjatë ceremonisë së nderimit të talenteve shqiptare të diasporës në Germi-Prishtinë.

Gashi është një nga futbollistët më të mirë të Bazelit në Zvicër dhe për të dytin vit radhazi është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit zvicerian.

Gjatë vizitës në Kosovë Ministri Blendi Klosi mori pjesë dhe në forumin për krijimin e rrjetit të rinisë shqiptare të diasporës, ku vlerësoi si një domosdoshmëri mbështetjen e të rinjve shqiptarë që studiojnë dhe punojnë jashtë, pasi ata janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: