Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, takoi sot në Pustec homologun e tij maqedonas, Oliver Spasovski, me të cilin tha se ka diskutuar çështje të rëndësishme, kryesisht mbi bashkëpunimin mes dy vendeve. Ajo që ka zënë më shumë hapësirë në takimin dypalësh ka qenë bashkëpunimi operacional policor në fushën e luftës kundër krimit.

“Jemi këtu në Pustec, bashkë me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në një takim, i cili synon të përcjellë disa mesazhe të rëndësishme. Kemi diskutuar rreth bashkëpunimit shumë të mirë dypalësh në fushën e sigurisë dhe rendit publik dhe me theks të veçantë bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të kufirit të përbashkët.

Kemi diskutuar dhe kemi rënë dakord për të vijuar më tej procesin e lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat tona kufitare, me objektin që në një kohë shumë të shpejtë, të kalojmë në modelin “One stop shop” në pikën e Qafë Thanës dhe me objektivin për t’u thelluar më tej edhe në pikat e tjera kufitare me qëllim që standardin “One stop shop” ta kemi në të gjitha pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Po ashtu kemi diskutuar çështje të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin operacional policor në fushën e luftës kundër krimit. Kemi diskutuar për rakordimin e përpjekjeve në drejtim të integrimit europian të të dy vendeve tona. Dhe po ashtu kemi diskutuar rreth intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta të të dy qeverive për ta mbështetur edhe bashkinë e Pustecit, e cila përfaqëson dhe një bashki “urë” midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të angazhohemi seriozisht, edhe si ministra të Brendshëm, por edhe si qeveri, në mënyrë që në bashkinë e Pustecit të thellojmë bashkëpunimin, të intensifikojmë investimet në mënyrë që kjo të shndërrohet në një model shumë të mirë ndërkufitar, pra të një bashkie e cila lidh të dy vendet tona, pse jo, të tre vendet, sepse është një bashki që në fakt lidh tre vende, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Edhe njëherë, falënderoj Ministrin maqedon për vizitën”, tha Lleshaj.

Nga ana e tij, ministri maqedonas është ndalur te lëvizja e lirë e njerëzve mes dy shteteve, duke thënë se është me rëndësi që kjo gjë të bëhet sa më shpejt.

“Te gjithe e dime qe siguria eshte baza e zhvillimit ekonomik te vendeve,per kete arsye eshte e udhes qe te bejme gjithcka qe ta lehtesojme qarkullimin e lire te njerzve ndermjet dy shteteve,dmth modernja do te thote qe te bejme gjithcka qe sa me shpejt te kemi qarkullim te njerzve dhe te mallrave dhe pikerisht kjo ishte tema e bisedimeve.

Te nenshkruajm ne protokoll per menaxhim te perbashket te integruar te kufirit. Kjo eshte e rendesishme qe ta shkurtojme kohen e udhetimit te dy vendeve ne Shqiperi dhe Maqedoni. Te mundesojme bashkpunim sa me te mire te ekonomive te dy vendeve,sepse ne fund te fundit puna e qeverive eshte qe te bejne sa me te lehte per te funksionuar shteti sa me mire.

Biseduam per bashkpunimin tone ne nivele operative policor,vleresuam qe te rritim ne nivel sa me te larte ne sektor policor,eshte e rendesishme shkembimi i informacionit dhe reagimit ne kohe deri ne fund te zhvillohet sic eshte rendi.

Per mua si minister i puneve te brendeshme dhe nenkryetar i qeverise se republikes se maqedonise se Veriut,Pusteci si ure lidhese midis dy vendeve,nyk eshte porosi per mardheniet midis dy fqinjeve,kjo eshte porosi per zhvillim sa me te mire te Rajonit te Prëspes si ate shqipetare dhe ate maqedonase. Kjo do te thote te kete kushte me te mire per banoret e Pustecit, une pres qe ne nje kohe te shkurter te kemi realizim te projekteve”, u shpreh ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb