Një ministër palestinez humbi jetën sot pas përplasjes me policinë kufitare izraelite, gjatë një proteste në Bregun Perëndimor.

55-vjeçari Ziad Abu Ein, ministër pa Portofol, ishte duke marrë pjesë në një protestë kundër vendbanimeve izraelite, në territorin e pushtuar palestinez, kur u përfshi në përleshje me trupat izraelite.

https://www.youtube.com/watch?v=XuwvEkj37lQ

Videoja e transmetuar nga Al-Jazeera TV tregoi një ushtar izraelit teksa godiste Abu Einin në gjoks me qytën e pushkës.

Një fotograf i AFP tha se trupat izraelite kishin hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve para se ushtarët izraelitë të goditën ministrin në gjoks.

Ushtria izraelite tha se ministri mund të ketë vdekur nga një sulm në zemër, duke theksuar se po punohet për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.

Presidenti palestinez Mahmud Abaz e cilësoi ngjarjes si një akt barbar. “Ne nuk mund të rrimë të heshtur ose ta pranojmë atë”- tha presidenti.

(er.nu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb