Pushteti i Serbisë, incidentin e sotëm në Srebrenicë në të cilin u përfshi kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, e quajti “tentativë vrasje”.

Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, një turmë prej disa personash kanë hedhur gurë e shishe në drejtim të Vuçiçit.

“Është një sulm skandaloz dhe mund të them se mund të shihet si tentim vrasje”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, në televizionin serb “Pink. “Bosnja ka dështuar në krijimin e kushteve minimale për sigurinë e kryeministrit”, ka raportuar Reuters.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: