BEOGRAD- Ministri i Serbisë për Kosovën, Aleksandër Vulin është irrituar me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, të mbajtur dje në Tiranë. Siç raportojnë mediat serbe, Vulin ka deklaruar se krijimi i një “Shqipërie të Madhe” është diçka që i frikëson serbët, madje edhe gjithë Evropën.

“Imagjinojeni sloganin “Një komb, një shtet, një ëndërr” të dëgjohet edhe në Beograd dhe Banja Luka”, ka thënë Vulin.

Në mbledhjen e dy qeverive të hënën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u zotua se Shqipëria do të përkrahë Kosovën në integrimin e saj ndërkombëtar, derisa lëshoi një lumë kritikash në drejtim të Bashkimit Evropian rreth asaj që ai e quajti “Getoizimi i Kosovës”, për çështjen e vizave.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb