BEOGRAD – Ministri i Policisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç bëri të ditur se rreth 60 mijë shqiptarë të Kosovës kanë bërë kërkesë për tu pajisur me pasaportë serbe.
“Kemi marrë 60 mijë kërkesa nga shqiptarët e Kosovës për pasaporta të shtetit tonë”, – deklaroi Stefanoviç, pas takimit me ambasadorin suedez Krister Aspom.
Ministri i Policisë serbe tha se kjo situatë tregon se shqiptarët po e pranojnë që Serbia është shteti i tyre.
“Një numër në rritje i shqiptarëve duan të njohin Serbinë si vendin e tyre. Këtë fakt, kështu e interpretoj unë.” -deklaroi Stefanoviç.
(er.nu/BalkanWeb)




Etiketa: