SERBI

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka deklaruar se “Shqipëria e Madhe” nuk mund të krijohet pa luftë në Ballkan. Vulin nuk ka kursyer edhe akuzat edhe ndaj BE.  Ai  është shprehur se ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të rishikojë edhe njëher politikën ndaj Bashkimit Evropian, nëse kjo e fundit nuk do të ndalojë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre.

Kështu formohet Shqipëria e madhe. Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai”, ka thënë Vulin.

 BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb