Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Ministri i Jashtëm dhe i Çështjeve Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajčák, me rastin e marrjes së detyrës.

Në mesazhin e tij z. Lajčák siguron për mbështetjen nga Sllovakia në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai i uron Metës sukses në përmbushjen e detyrës me përgjegjësi.

“Më lejoni t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen dhe përurimin e mandatit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Me këtë rast, dëshiroj t’ju uroj ju si dhe vendit tuaj sa më tepër forcë dhe entuziazëm në procesin e reformave përgjatë rrugës drejt Bashkimit Evropian. Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj rreth mbështetjes së vazhdueshme të Republikës së Sllovakisë në përmbushjen e ambicieve integruese të Shqipërisë! Jam i bindur se marrëdhëniet tona dypalëshe do të vazhdojnë të zhvillohen nën frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe në interes të qytetarëve të vendeve tona. Ju uroj shëndet të mbarë dhe suksese në përmbushjen e këtij funksioni kaq sfidues e me përgjegjësi!”, – përfundon z. Lajčák.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: