Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, pas takimit me homologen e tij letoneze, Baiba Braze, ka deklaruar se vendi i tij dhe Letonia do të forcojnë bashkëpunimin e tyre në industrinë e mbrojtjes, raporton Anadolu.

“Ne do të forcojmë bashkëpunimin tonë në këtë fushë me projekte të qarta”, tha ministri turk në konferencën e përbashkët për media në Ankara me ministren letoneze.

Lidhur me luftën kundër terrorizmit, Fidan tha se, “Veçanërisht në luftën kundër FETO-s, dëshiroj të shpreh edhe një herë pritjet tona për bashkëpunim të fortë dhe ndërmarrjen e hapave konkrete”.

Fidan theksoi vendosmërinë e Türkiyes për të vazhduar “në mënyrë vendimtare” luftën e saj kundër grupit terrorist të përfshirë në grusht shtetin e mposhtur të vitit 2016 në Türkiye.

Organizata terroriste FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Türkiye, ku u vranë 252 persona dhe u plagosën 2.734 të tjerë.

Gulen, 83-vjeçar, vdiq në spitalin St. Luke’s në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Marrëdhëinet midis Türkiyes dhe BE-së

Duke shprehur vlerësimin e Ankarasë për mbëshetjen e Letonisë për procesin e pranimit të Türkiyes në Bashkimin Evropian (BE), shefi i diplomacisë turke tha se anëtarësimi në bllokun 27-anëtarësh eshtë një “qëllim strategjik” për Türkiyen.

Duke theksuar se Türkiye ka një vullnet politik për të zhvilluar marrëdhëniet me BE-në në një mënyrë “konstruktive dhe të orieruant drejt rezultateve”, ai theksoi pritjet nga blloku evropian për të shfaqur një qëndrim të qartë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb