Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj është kujdesur gjatë këtyre ditëve që të shikojë vetë personalisht çdo ndihmë që u është dërguar dhe do t’u dërgohet familjeve të përmbytura në zonat e jugut të vendit. Në një nga fotot e hedhura në rrjetin social “Facebook”, Veliaj shihet duke parë viçat e therur, të cilët presin të paketohen për ata që janë në vështirësi gjatë këtyre ditëve të përmbytjeve. Veliaj ka zgjedhur një nga fabrikat më në zë për tregtimin e mishit, për të bërë të mundur që ndihmat që do t’u dërgohen këtyre familjarëve të jenë edhe me një cilësi të mirë. Ai ka veshur vetë përparësen e bardhë dhe ka inspektuar me kujdes çdo gjë.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: