TIRANE- Ministria e Bujqësisë njofton se sot ka mbërritur vaksina parandaluese për dermatozën nodulare.

Në një njoftim për mediat, ministria deklaron se janë 25 mije doza vaksine nga fondi emergjencës së BE-së.

Strategjia e vaksinimit në të gjithë vendin është e dakortësuar plotësisht me BE, thuhet më tej në njoftim.

Ministria sqaron se fillimisht do të vaksinohen fermat mbi 20 krerë, klinikisht të pastra.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: