RUSI– Pak ditë pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve rusë në Tiranë ka ardhur hakmarrja nga Rusia. Gjatë ditës së sotme, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thirrur në zyrë ambasadorin e Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni për t’i komunikuar dëbimin e dy diplomatëve shqiptarë atje.

Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë vjen si përgjigje që Rusia po u jep të gjithë vendeve të cilët mbështetën Britaninë pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal.

Deri tani Rusia ka përjashtuar 150 diplomatë nga 23 vende të ndryshme si kundërpërgjigje, ndërsa ka dërguar notë protestë vendeve që kanë përjashtuar diplomatët rusë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ministri Ditmir Bushati i komunikoi ambasadorit të Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, dëbimin e dy diplomatëve, Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës ruse në Tiranë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: