Ministria e Jashtme e Turqisë ka mohuar kritikat e mbikëqyrësve ndërkombëtarë se referendumi i së dielës ishte jashtë standardeve ndërkombëtare. OSBE tha se në referendumin që në fund i dha më shumë kompetenca presidentit Tayyip Erdogan ishte i pabarabartë.

Misioni vëzhgues ka përmendur një sërë parregullsish në referendum, përfshirë edhe fushatën e njëanshme, duke frikësuar kundërshtarët e ndryshimeve kushtetuese, si dhe faktin se në listat e votuesve nuk ishte pyetja për referendumin.

“Deklarimi se referendumi ishte nën standardet ndërkombëtare është i papranueshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb