20 vatra zjarri janë mundur të shuhen në 24 orët e fundit, falë përpjekjeve të pandërprera të forcave operacionale në disa zona të territorit të vendit. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofton se 2 vatra zjarri mbeten ende aktive.
Ministria e Mbrojtjes sqaron se problematike është situata në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, ku terreni i vështirë ka penguar punën, duke bërë që zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të riaktiviohet.
Operacioni vijon me forcat dhe mjetet e bashkisë Tropojë dhe Has. Vijon edhe sot operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Malecaj, bashkia Lezhë. 50 efektivë të FA i janë bashkuar operacionit në këtë zonë, duke shmangur rrezikun ndaj shtëpive të fshatit. Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën dhe sakrificën që bëjnë çdo ditë në shërbim të komunitetit!
(BalkanWeb)