TIRANË– Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit po vijon takimin, ku po prezanton planin strategjik për zhvillimit urban.

Ministrja e Zhvillimi Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, gjatë fjalës së saj e vuri theksin tek rëndësia e komunikimit midis qytetarit dhe kësaj ministrie për të bashkepunuar dhe sjellë rezultat pozitiv për zhvillimin urban.
“Ne si ministri e kemi ndjerë të nevojshme marrjen e publikut me vete, ndaj është shumë e rëndesishme bashkpunimi midis dy palëve, pasi në publik ka shumë pak informacion, por bashkepunimi ynë do të sjellë zhvillimin për vendin”.
Gjermeni shtoi gjithashtu se “ne kemi një plan stategjik nëpërmjet të cilit do të mund të përmiresohet administrimi në zonat rurale dhe urbane dhe do të mund të forcohet komunikimi me qytetarët. Sigurisht që ka shumë rëndësi edhe përmiresimi i legjislacionit që do t’i vijë në ndihmë planit strategjik për zhvillimin urban”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb