Prej pak muajsh ajo u emërua ministre e Arsimit në Shqipëri, por me sa duket zemrën Besa Shahini e ka lënë diku në Kosovë gjë që ka vendosur të mos e fshehë më.

Përmes një fotoje të publikuar në profilin e saj në Facebook, Besa Shahini shfaqet në zyrën e gjendjes civile teksa firmos martesën e saj me Dardan Molliqajn, sekretar organizativ në Vetëvendosje.

Besaa
Besaa

Në media ishte përfolur edhe më herët për këtë lidhje, por Besa i ka ka vënë kapakun duke udhëtuar sot drejt Prishtinës për të kurorëzuar në martesë dashurinë. Me sa duket të rinjtë kanë zgjedhur sot vetëm ceremoninë zyrtare, e me siguri kanë planifikuar një dasëm më vonë. Mediat thonë se dasma me familjarë e miq pritet të mbahet në Tiranë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb