TIRANË

Ekonomia shqiptare ka ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes në tremujorin e parë të vitit 2019.Instituti i Statistikave raporton se tremujori i  parë i vitit  vlerësohet me një rritje prej vetëm  2,21 %.



Krahasuar me vitin 2018 në tre tremujoret e para ekonomia ishte rritur me mbi 4% e nxitur kryesisht  nga prodhimi i energjisë elektrike, si rrjedhojë e motit të favorshëm me reshje. Ky ngadalësim I fillimit të vitit është reflektuar nga rënia e prodhimit të energjisë dhe bujqësisë. Për ministren e financave Anila Denaj kjo situatë pritet të normalizohet.


“Disa sektorë si bujqësia dhe energjia reflektuan më shumë efektet sezonale të thatësirës së fillimvitit, duke zbutur kontributin e tremujorit të parë në rritjen vjetore.Ndryshimet pozitive të tremujorit të dytë në sektorin e energjisë, pritet që të normalizojnë kontributin vjetor në rritjen ekonomike që pritet të mbetet brenda parashikimeve.

Industria, ndërtimi, tregtia dhe transporti janë sektorët që kanë kontribuar pozitivisht gjatë tremujorit të parë të 2019.Por për ministren Denaj situata e tensionuar politike në vend ndikon në ekonomi.

“Por duhet theksuar që rreziqet e jashtme dhe të brendshme kanë ardhur në rritje. Rreziqet e ndryshme lidhen me shumë faktor global, një ngadalësim i mundshëm i ekonomisë evropiane dhe situata e tensionuar e politikës të brendshme rrezikojnë të ndikojë negativisht rritjen ekonomike. Çdo tension politik apo çfarëdo lloj tensioni tjetër ka efektet e tij në ekonomi dhe nuk mund të anashkalohet, në qoftë se është i tejzgjatur dhe i përshkallëzuar.Këtë 30 Qershor në vendin tonë janë mbajtur zgjedhjet për 61 bashkitë e vendit””-tha ajo. Opozita e cila ka zhvilluar më herët edhe protesta i bojkotoi këto zgjedhje duke mos marrë pjesë në to.

(BalkanWeb)

Etiketa: