TIRANE– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur sot lidhur me shkarkimin e drejtorëve të burgjeve në vend. Në një deklaratë për mediat, ministrja është ndalur tek mënyra sesi do zgjidhen drejtuesin e rinj të këtyre institucioneve.

E pyetur nëse shkarkimi i drejtorëve të burgje cënon sigurinë kombëtare dhe atë në burgje, Gjonaj u shpreh se në ato poste janë komanduar persona profesionistë brenda sistemit, persona të cilët do të shërbejnë brenda një periudhe të shkurtër kohe, derisa nëpërmjet konkurseve të përzgjidhen drejtuesit e rinj

Ministrja Gjonaj falenderoi median, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në rastin konkret sepse, siç theksoi ajo, “kështu arrijmë që t’i sensibilizojmë qytetarët që do të ketë procese transparente”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb