Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka paralajmëruar vizitë në Shqipëri, Kosovë e Serbi në datat 4 dhe 5 shtator.

Qëllimi i kësaj vizite njoftohet se është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

“Finlanda mbështet aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria finlandeze.

Siç bëhet e ditur, kryediplomatja finlandeze gjatë vizitës në këto vende të Ballkanit Perëndimor do të takohet me homologët e saj, si dhe lidershipin politik të vendeve.

“Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit janë shumë të rëndësishme për të gjithë Evropën, përfshirë Finlandën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt, veçanërisht duke pasur parasysh mjedisin aktual të sigurisë evropiane. BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Valtonen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb