Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar gjatë një debati në Bundestagun gjerman, se Rusia mbetet kërcënimi më i madh i sigurisë dhe lirisë në Evropë në të ardhmen, dhe i ka bërë thirrje NATO-s që të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

“Rusia do të mbetet kërcënimi më i madh i sigurisë dhe lirisë tonë në Evropë në të ardhmen”, theksoi ministrja gjermane.

Ajo shtoi se Perëndimi duhet të ndërmerr veprime që ta mbrojë lirinë dhe demokracinë.

“Ne nuk e kemi zgjedhur këtë, nuk e duam këtë. Gjermania ka përgjegjësi të veçanta në këtë aspekt”, shtoi ajo duke iu referuar mosmarrëveshjeve brenda koalicionit sa i përket buxhetit për vitin 2025.

Ndryshe samiti i NATO-s pritet të mbahet në Washington nga 9 deri më 11 korrik, ku do të diskutohen çështje të ndryshme, përfshirë edhe lufta në Ukrainë. /Tel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: