TIRANË- Ministria e Shëndetësisë vendosi pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnjë, Julinda Feracaku, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit.

Mirëpo, në lidhje me këtë vetë drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 1 e ka mohuar një gjë të tillë. Në një bisedë për GSH.al, ajo ka theksuar se nuk janë lajme të vërteta, përkundrazi të stisura.

Në një deklaratë për shtyp, ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se pezullonte drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës.

Prononcimin e plotë të saj e gjeni në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/05/30/ministria-e-pezulloi-se-beri-fushate-drejtoresha-e-shendetesise-ne-lushnje-ja-si-eshte-e-verteta/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb