Ministrat e Jashtëm të BE pritet të vendosin sot për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim në të cilin Franca mund të vendosë veton.

Por ministrja franceze Amelie de Montchalin, deklaroi se Franca nuk do të vendosë veton për çeljen e negociatave. Ajo u shpreh se para nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të riformohet vetë Bashkimi Europian.

“Nuk jam sot këtu për të vendosur veto por në një frymë shkëmbimi mendimesh mbi dy parime. Së pari, hapja e negociatave kërkon përgatitje nga Bashkimi Europian dhe ne konsiderojmë sot që ne duhet të rishikojmë në thellësi procesin e negociatave të anëtarësimit. Procesi i zgjerimit është zhgënjyes, i gjatë për vendet përkatëse dhe nuk krijon besim te vendet anëtare, sepse tretet në kohë. Duhet gjithashtu të sigurohemi se reformat që janë kërkuar për t’u zbatuar si kushte për hapjen e negociatave të jenë reale. Këtë do diskutojmë sot, Por, dua të theksoj, se Franca nuk i kundërvihet perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit”, deklaroi ministrja franceze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb