Ministrja e Sportit në Francë ka notuar në lumin Seine, pasi autoritetet shpresojnë se ky veprim do të tregojë se uji është i pastër mjaftueshëm për ngjarjet sportive olimpike.

Amelie Oudea Castera u zhyt në lumin e famshëm pavarësisht shqetësimeve për ndotjen e tij.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryetarja e Parisit Anne Hidalgo patën thënë se do të notojnë për të vërtetuar sigurinë e lumit.

Nuk dihet ende se kur do ta bëjnë zhytjen e tyre.

Muajin e kaluar nivele më të larta të bakterit E.coli u gjetën në lumë. Më vonë, autoritetet nxorën rezultatet që tregonin përmirësim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: