TIRANË

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cilëson një lajm të bukur nominim e ministres gjermane të mbrojtjes në krye të Komisionit Europian, një post i mbajtur deri tani nga Juncker.
Xhaçka shkruan se ajo është një zonjë me një karrierë që do t’i bënte nder ati posti dhe një politikane që beson tek ideali evropian.

“Një lajm i bukur nga Brukseli! Ursula Von Der Leyen, mikja dhe kolegia ime, ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë është pretendentja kryesore për postin e Presidentit të KE. Një grua mbresëlënëse, një zonjë me një karrierë të jashtëzakonshme, që do t’i bënte nder atij posti! Por edhe një politikane që beson tek ideali evropian dhe ku shqiptarët s’kam asnjë dyshim që do të gjejnë një mbështetëse të aspiratave të tyre evropiane”, shkruan Xhaçka.

Xhacka Fb
Xhacka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb