Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ka falënderuar stafin e Spitalit Universitar të Traumës, në lidhje me ndihmën e dhënë ndaj nënës e cila lindi mbrëmjen e djeshme në makinë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja njofton se falë kujdesit të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të mirë, duke shtuar se gruaja nuk arriti të transportohej në maternitet për shkak se automjeti ku ajo ndodhej mbeti i bllokuar për shkak të protestës së opozitës.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, shkruan Koçiu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Video që qarkulloi mbrëmjen e djeshme u interpretua se gruaja i ishte drejtuar spitalit të Traumës, për shkak se rrugët ishin bllokuar nga protesta e opozitës, duke e paraqitur si një rast të paprecedent. Version të cilit i qëndron edhe ministrja e Shëndetësisë.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta komunikoi zyrtarisht me spitalin e Traumës mbrëmjen e së hënës nga ku u konfirmua se në fakt e vërteta ishte krejt tjetër dhe gruaja, banore e Laprakës, iu drejtua këtij spitali, për shkak të afërsisë që kishte banesa e saj me këtë qendër spitalore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb