KOSOVE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shpallet qytetare nderi e komunës së Drenasit në Kosovë. Vendimi u mor nga Kuvendi komunal i Drenasit me propozim të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci. Titulli “qytetar nderi” Kodhelit iu dha në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për përkushtimin e saj për Drenasin, Drenicën dhe Republikën e Kosovës.

Vetë ministrja Kodheli duke vlerësuar këtë titull u shpreh: “Më shumë se e nderuar për vlerësimin e komunës së Drenasit, si qytetare nderi e asaj komune.

Falenderim e mirënjohje për kryetarin Ramiz Lladrovci dhe anëtarët e asamblesë, për vlerësimin ndaj kontributit tim. Unë thjesht kam bërë atë që çdo shqiptar do të bënte; detyrën ndaj Drenasit, Drenicës e Kosovës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: