TIRANE- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se Shqipëria ka nevojë emergjente për kthimin e qytetarëve drejt kulturës dhe leximit.

Ajo shtoi mes tjerash se Shqipëria ka patur 20 për qind të vizitorëve, të cilët kanë vizituar vendin dhe qendrat historike, duke dhënë një mesazh të qartë se vëmendja duhet mbajtur tek këto qendra.

Duke folur për ndërhyrjet në restaurimin e “Qytetit të Gurtë”, ministrja Kumbaro theksoi se do të vijojnë planet e investimit në Gjirokastër dhe në të gjitha zonat historike të Shqipërisë.  Në fund të fjalës në seancën plenare në Parlament,  Kumbaro premtoi se do të ketë plane të reja zhvillimore.

“Nuk ka investim më të rëndësishme se sa në emancipim. Kthimi i shoqërisë tek kultura është një emergjencë kombëtare. Sot jemi më shumë se kurrë dëshmitarë se kemi patur vizitorë kulturorë, të cilët  kapnin shifrat në 20%. Vëmendja jonë është tek kultura, tek Gjirokastra dhe gjirokastritët. Me sokaqet copë-copë, e ku në Gjirokastër. Nuk kishim asnjë dilemë se Gjirokastra ishte dhe është një prioritet. Në katër vitet e fundit kemi ngritur investime nga partnerët ndërkombëtare dy herë më shumë. Në 8 vite nga 2005-2013, të paktë në kujtesë nuk na kanë mbetur asgjë. Të gjitha ata që e vizituan janë të mrekulluar, edhe nga sa mirë e kemi ruajtur. Së bashku do të jemi këtu për të prezantuar projekte të reja.  Falënderoj të gjithë ata që erdhën dje në Teatër”, tha Kumbaro.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb