MAQEDONI- Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska në bisedën me shefin e Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, të publikuar sot nga LSDM, ka vazhduar të ofendojë shqiptarët duke i quajtur “indianë dhe fis i egër”. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve “INA” ministrja në këtë bisedë me partinë shqiptare, partnere të koalicionit BDI­në, e krahason me fis të egër apo indianë.

LSDM nga Gostivari ka publikuar materialet e tjera të përgjimeve, ku ministrja e brendshme dëgjohet me zërin e saj teksa fyen sërish shqiptarët si fis i egër dhe indianë. Kryetari i degës së LSDM­së në Gostivar, Blagojçe Trpeski theksoi se Jankullovska këtë e ka theksuar siç dëgjohet në bisedën mes saj me shefin e DSK-­së, Sasho Mijallkov. Ajo në këtë bisedë partinë shqiptare që e ka partnere të koalicionit BDI-­në e krahason me fis të egër apo indianë. Mijallkov: Çka janë ato probleme nga mëngjesi ? Jankullovska: A be, i zgjodhëm më në fund. Indianë, çka janë. Çka të them. Indianë. Mijallkov: Indianë, a. Mua më kërkuan që nga mëngjesi në ora 09.00. Jankullovska: Po për këtë të kanë kërkuar, port ë dish. Mbrëmë mu lajmërua Musa. Unë i thash. Musa, sipas ligjit, për punë të tillë patjetër duhet të ketë konkluzë ose vendim të Qeverisë. Në këtë rast konkret duhet konkluzion. Dhe për këtë i thash se ja serbët vijnë në Zebërnjak, dhe ka pasur konkluzë nga Qeveria. Bullgarët transit kalojnë për në Tiranë… Mijallkov: Dhe çka të kushton për të pasur kujdes me procedurën ? Jankullovska: Po fis i egër, be Sasho. Dhe pastaj, hajde, u gjet. Unë i them se nuk mund ti lejojmë…, raporton “INA”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb