Ministrja e Kulturës Elva Margarita në fjalën e saj në parlament ka bërë bilancin  e punës së kryer nga ministria që drejton sa i takon pasojave të tërmetit.

Margariti theksoi se Ministria e Kulturës ka bërë ç’është e mundur për të rregulluar muzetë dhe të gjitha objektet që kanë rëndësi të veçantë arkeologjike.

E ndoqëm situatën hap pas hapi dhe evidentuam dëmet nga tërmeti. Ministria e Kulturës menaxhon mbi 200 monumente kulture në të gjithë Shqipërinë. Jemi angazhuar maksimalisht për muzetë, galeritë, universitet, banesave monumente kulture të cilat janë të banuara. Këto banesa janë inspektuar edhe natën. Sidomos vëmendja u fokusua edhe në Durrës.

Kemi filluar hartimet e projekteve si në rastin e teatrit të Kukullave. Mund të them me krenari që janë marrë masa për të gjitha dëmtimet në sipërfaqet e ndërtesave. Kemi bashkëpunuar edhe me Bashkinë e Tiranës. Kemi inspektuar mbi 120 objekte në qarqet e mëdha. Këto ditë ministria është vënë përballë një vështirësie ekonomike. Ështe e nevojshme mbështetja financiare nga pushteti qendror dhe ai lokal. Ministria po riformulon buxhetin e saj. Dua të them këtu se muzetë dhe objektet tona të kulturës janë një pasaportë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Margariti.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb