TIRANË
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëhet nënë për herë të dytë.
Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se ministrja ka sjellë në jetë pak orë më parë vajzën e saj të dytë dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
Pavarësisht shtatzënisë, ministrja Xhaçka nuk është shkëputur deri ditët e fundit nga detyra. Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi janë prindër edhe të një vajze tjetër, 4 vjeçe me emrin Hana.
Prej vitit 2017, Xhaçka mban detyrën e Ministres së Mbrojtjes. Përpara angazhimit të saj politik, znj. Xhaçka ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes, si dhe ka punuar lektore e shkencave politike në Universitetin e New York Tirana.
Nga viti 2009, znj. Xhaçka është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 është zgjedhur përfaqësuese e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë.
(BalkanWeb)