PRISHTINE- Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është zotuar se do të zbatohet në tërësi rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila ka për qëllim pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ajo ka thënë se ky vendim i Kuvendit nuk do të ketë ndikim në raportet e Kosovës me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ministrja Tahiri ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK-së, duke thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës është detytim kushtetues e vullnet i popullit. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar duhet ta kuptojë, se udhëheqja e Kosovës ka për obligim ta përmbushë vullnetin e popullit të vetë.

Ndërkohë, sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Tahiri ka thënë se ky proces është në rregull dhe Kuvendi duhet ta votojë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb