Zhvillimet në Lindjen e Mesme janë me ritme të shpejta, ku një sulm në shkallë të gjerë nga Irani ndaj Izraelit pritet “brenda ditësh” si hakmarrje për vrasjen e Ismail Haniya. Siç njoftoi Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln të “përshpejtojë” vendosjen e saj në Lindjen e Mesme, pasi shqetësimi se një sulm është i afërt dhe vazhdon të intensifikohe. Kështu njoftoi Pentagoni dje.

Gjenerali Austin urdhëroi forcën sulmuese USS Abraham Lincoln, e cila mbart luftëtarët F-35C, të lëvizë më shpejt, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, për shkak të rrezikut të një sulmi në shkallë të plotë nga Hezbollahu libanez i mbështetur nga Irani, ose drejtpërdrejt nga vetë ky i fundit.

Austin, i cili zhvilloi bisedime me homologun e tij izraelit Yoav Gallad dje, urdhëroi gjithashtu që nëndetësja me raketa bërthamore USS Georgia të vendoset në zonë.


Kujtojmë se më herët ministri izraelit i Mbrojtjes, gjatë bisedës së tij me Austin, theksoi se përgatitjet ushtarake iraniane tregojnë se Irani synon të nisë një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: