Tirana mundi sot Luftëtarin 2-0 duke dalë nga zona e kuqe e rënies nga kategoria. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit.

MINUTË PAS MINUTE

90’+2′ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-0 të Tiranës.

86’ Gabon Liçaj, nuk kontrollon pozicionin e Merveil, i cili avancon drejt zonës. Gjuajtja e tij drejt portës ndalet në rrjetë. 2-0

75’ Beqiri ndërpret një pasim të rrezikshëm të Takut drejt Likës, duke evituar një situatë të vështirë para katërkëndorit.

70’ Ede shfaqet para portierit, Ruçi shpëton portën për të disatën herë me një ndërhyrje vendimtare.

52’ Një gabim i Usama i jep mundësinë Likës të shfaqet përsëri para Ruçit, por portieri arrin të mbrojë portën nga një gol i dytë.

46’ Milinkoviç hedh në fushën e lojës Usama në vend të Brahimajt.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+3’ Aksion nga krahu i majtë i Likës, i cili kalon Bojom dhe pason për Takun. Ky i fundit, i vetëm para Ruçit, hipnotizohet nga portieri që ndalon gjuajtjen e tij.

43’ GOL Tirana. Lika nis nga e majta një top në zonë në shtyllën e dytë, ku Edeh gjuan menjëherë duke dërguar topin në rrjetë. 1-0 për Tiranën.

38’ Aksion i shpejtë i Luftëtarit, topi arrin të Bregu i cili provon të gjuajë drejt kuadratit. Një mbrojtës devijon topin dhe largon rrezikun, mes protestave të gjirokastritëve që pretendojnë për prekje të topit me dorë dhe penallti.

33’ Beqiri detyrohet të ndalojë me faull Ede, i cili po depërtonte rrezikshëm në zonën e Luftëtarit, duke u ndëshkuar me një karton të verdhë. Në vështirësi gjirokastritët në këto minuta.

22’ Taku provon me një goditje dënimi nga krahu i majtë që nuk arrin të gjejë kuadratin e portës së Luftëtarit.

19’ Moise ka rastin më të mirë për të shënuar golin e avantazhit për Tiranën. Mesfushori kalon Liçajn në zonë dhe shfaqet para kuadratit duke gjuajtur, por Ruçi devijon sferën dhe shpëton katërkëndorin.

11’ Doka merr krahun e djathtë dhe arrin të krosojë drejt zonës për Edeh. Ky i fundit nuk arrin të devijojë topin duke shpërdoruar një mundësi të mirë shënimi.

8’ Bengui provon nga krahu i majtë me një gjuajtje të fortë, por nuk gjen kuadratin e bardhebluve.

4′ Tirana më ngulmuese në minutat e para, fiton edhe një goditje nga këndi, por që nuk sjell rrezik për portën e Luftëtarit.

1′ Edeh fillon ndeshjen duke shkelmuar topin e parë nga pika e mesit të fushës.

Tirana-Luftëtari 1-0

43′ Edeh

Tirana: Lika, Doka, Cake, Hoxhallari, Kërçiku, Akuah, Daja, Merveil, Taku, Moise (42′ G. Lika), Edeh.

Trajner: Mirel Josa

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Bojom, Beqiri, Rapa, Aleksi, Brahimaj, Rroca, Bregu, Rexhinaldo, Bengui.

Trajner: Mlladen Milinkoviç

KV: Brahimaj, Beqiri

Gjyqtar: Kridens Meta

/ panoramasport

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb