Analistë dhe ekspertë të Inxhinierisë kanë debatuar me njëri-tjetrin në lidhje me pasojat e tërmetit dhe masat që po ndërmerr qeveria për të bërë riparime.

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se tërmeti iu ka rënë shqiptarëve dhe jo Edi Ramës. Ndërsa, analisti Alfred Lela tha se për situatën, faji nuk mund t’i hidhet asesi opozitës.

Inxhinieri Arben Meçe u shpreh se përgjegjësinë për tërmetin duhet ta mbajë vetëm një person dhe ai është Edi Rama.

Skënder Minxhozi: Duhet të dimë se ku jemi. Duhet të shikojmë faturën ekonomike të gjithë tragjedisë. Unë shpresoj që lista e gjatë të objekteve të dëmtuara, të shkojë më shumë drejt atyre objekteve që riparohen se ndërtesave që nuk riparohen. Fatura financiare shumë e madhe e kësaj krize,

Alfred Lela: Jemi në emergjencë aktualisht. Do të jemi në debat, por mendoj se gjendja nuk do të ndryshojë. Nuk mund ta hedhim fajin tek opozita. Nuk shkon kjo që kritikën ta vendosësh Bashës.

Skënder Minxhozi: Gjej element racional të Bashës dhe të opozitës në ato që kanë thënë për krizën tani. Unë dfo doja një bashkëbisedim serioz mes dy liderëve e jo të ecin rrugëve e arrave.

Alfred Lela: Minxhozi do ta fusë në melo-dramë.

Skënder Minxhozi: Tërmeti iu rënë shqiptarëve dhe jo Edi Ramës.

Arben Meçe: Përgjegjësia i takon Edi Ramës. Edi Rama bën demagogji, duke thënë se do të bisedojë me Bashën, sepse e sheh Bashën larg dhe e shikon që nuk është afër pushtetit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb