Pretenca e Prokurorisë për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, lidhur me çështjen “Babale”, është bërë temë diskutimi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

I ndodhur përballë ish-deputetit Salianji, për të cilin Prokruoria kërkoi 1.6 vite burg, analisti Skënder Minxhozi renditi dy probleme që po bëhen me këtë histori, që sipas tij, janë ridimensionimi i saj dhe zhvlerësimi i historisë fillestare.

Minxhozi i kërkoi Salianjit të provonte se çfarë lidhje ka pasur aktiviteti kriminal i Geron Xhafajt me të vëllanë e tij, Fatmir, kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm. Në përgjigje të tij, Salianji solli në vëmendje goditjen e grupit “Habilaj” me ish-ministri Saimir Tahiri, duke thënë se për katër vite me radhë nuk kishte prova.

Pjesë nga debati:
Skënder Minxhozi: Problemi është këtu: e para sot kjo histori është e ridimensionuar, pasi Fatmir Xhafaj nuk është më ministër, Agron Xhafaj është në Itali, Babalja iku. Kanë dëshmi që e kanë relativizuar si histori, për të mos thënë e kanë ndotur. Ju po zhvlerësoni historinë fillestare. Së dyti, ju kujtoj se nga momenti kur Geron Xhafaj i ka konsumuar veprat e vjetra penale, në Shqipëri, kur nuk ka qenë ministër i vëllai, por kahu tjetër politik.

Nuk do doja që politikanët të vlerësoheshin për atë që kanë bërë të afërmit e tyre. Duhet vlerësuar për atë që bën apo s’bën vetë. Përveç dosjeve të përgjimeve ambientale, ky njeri ka jetuar në Vlorë. Dihet kush e bën drogën. Si nuk doli një provë tjetër, përveç historisë “Babale”. Tani, përveç kësaj historie, Geron Xhafaj ka ndonjë histori tjetër? A ka ndonjë lidhje aktiviteti i tij me të vëllait?

Salianji: Në 4 vite a kishte provë për Habilajt e Saimir Tahirin? Asgjë! Përveç nesh, që e denoncuam që ditët e para dhe e kapi drejtësia italiane. Alfred Alizoti nuk ka dalë kurrë në media, nuk ka ekzistuar, por u përfshi shumë pas publikimit të denoncimit. I vetmi që më përfshin mua në këtë llumnajë është Fred Alizoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb