Analisti Skënder Minxhozi tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Reforma në Drejtësi u mor zvarrë nëpër dy dimra shumë të mëdhenj politikë dhe kaloi e mori formë në mesin e një antagonizmi të skajshëm.

Sipas tij, Reforma në Drejtësi nuk ka mbaruar akoma, por vijon të jetë një kantier.

Sa i takon zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të përkohshëm, si një proces i plotësimit të Reformës në Drejtësi, Minxhozi tha se është në fazën përmbyllëse, dhe se Arta Marku është e skualifikuar, pasi gjatë këtij mandati si kryeprokurore ajo nuk ka bërë asgjë, ndaj dhe duhet të mbetet e përkohshme.

“Në këtë sherr politik po diskutohet në thelb Reforma në Drejtësi. Më 2016 e kemi votuar në unanimitet këtë reformë, nuk ka një deputet që të thotë se ishte kundër. Problemi është se kur u hap seanca dhe Meta ishte kryetar Kuvendi, të 140 deputetët bashkë me të votuan pro reformës. Ne këtë reformë e kemi marrë zvarrë nëpër dy dimra shumë të mëdhenj politikë, që nuk mund të mos e influenconin.

Reforma kaloi dhe mori formë në mesin e një antagonizmi të skajshëm. Reforma është kantier akoma, nuk i ka mbyllur qepenat, por notat ose funeralin mund t’ja këndojmë, kur të ketë mbaruar. Tani jemi në fazën përmbyllëse për kryeprokurorin. Për mua Arta Marku është e skualifikuar, s’ka asnjë meritë, duhet të mbetet e përkohshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb