“Dashuria” e ish-liderit italian Silvio Berlusconi për presidentin rus Vladimir Putin nuk ka qenë asnjëherë e fshehur.

Tre herë kryeministri i Italisë, Berlusconi, i dhuroi liderit të Kremlinit një mbulesë krevati ku janë ata të dy që shtrëngojnë dorën e njëri-tjetrit, raporton Corriere Della Serra.

Putin, i cili bëri 65 vjeç të shtunën, prej kohësh i është gëzuar një miqësie të mirë me italianin, i cili u largua nga politika në vitin 2011 pas mandatit të tij të fundit në një karrierë plot skandale.

“Gëzuar ditëlindjen z.President, Vladimir Putin,” ishte urimi i italianit. Ish-agjenti i KGB-së në Moskë gjithashtu ka luajtur një rol në skandalet e seksit të Berluskonit, ku përfshihen festat e dyshimta të seksit në vilën e tij.

Former Italian Prime Minister Silvio Berlusconi reportedly gave Russian President Vladimir Putin this duvet cover for his birthday.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb