Velina Kejvina Kthella prej disa ditësh ka qenë në qendër të mediave, për shkak të miqësisë së saj më Redjan Rrajën, njohje për të cilën u mor në pyetje edhe nga prokuroria pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.

Ndonëse një ditë më parë prokuroria i ktheu telefonin, por makinën dhe llogaritë bankare ia ka bllokuar, bukuroshja seksi ka shpërthyer në rrjet rreth lajmeve për të.

“Një gjë rreth meje, vërej stile të çuditshme, energji e keqe, poshtërsi m*ti”, shkruan në anglisht modelja në Instagramin e saj. Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja.

Statusi
Statusi

Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të showbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën. Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. 6 ditë më vonë Maloku ndërroi jetë. Kujtojmë se sot gjykata la sërish në burg Redjan Rrahjën, pasi ky i fundit kishte bërë kërkesë për rishqyrtim të masës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb